Sport

⚽ Lukaku e tepron me deklaratën e parë si futbollist i Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 09 July 2017

Romelu Lukaku ka folur për herë të parë si futbollist i Manchester United.

24-vjeçari tha që qëllimi i fëmijërisë së tij ishte që të luante në “Old Trafford” një ditë.

“Është klubi më i madh në botë. Jemi të uritur për të fituar ligën përsëri dhe të jemi dominues në botë. Unë kam dashur të luajë për Unitedin që kur isha fëmijë”, deklaroi Lukaku për “ESPN”, përcjellë “Lajmi.net”.

-Advertisement-

“Kur Unitedi më kërkoi, unë nuk mendova dy herë. Unë jam shumë i kënaqur me marrëveshjen”.

“United ka stadiumin më të mirë në Angli dhe tifozët më të mirë në Angli. Jam shumë mirënjohës për mundësinë që më dhanë dhe tani do të punojë më shumë se kurrë më parë”, shtoi belgu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera