Sport

⚽ Lindemann vjen me një deklaratë të madhe para sfidës ndaj Norrkopingut!

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 27 June 2017

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Lutz Lindemann, duelin e Bardhekaltërve me Norrkopingun e konsideron si lojë historike, për faktin se prishtinasit luajnë për herë të parë në Evropë.

Sipas tij, klubi më i madh kosovar nuk duhet të dorëzohet para kohe sepse befasitë janë prezente gjithmonë në futboll, shkruan zeri.info.

“Është një lojë historike, sukses shumë i madh për Prishtinën dhe Kosovën. Kemi qenë të mbyllur dhe tash e kemi mundësinë të luajmë edhe në ndeshje ndërkombëtare. Futbolli është asi lloj sporti që në çdo lojë mund të fitosh. Mund të fitojmë nëse jemi të përgatitur psikikisht, shkojmë të fitojmë atje. Lojtarët me eksperiencë por edhe të tjerët duhet ta japin 100 për qindëshin dhe ta marrin maksimumin që mund ta marrin”, u shpreh gjermani në konferencë për shtyp.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera