Sport

⚽ Kryetari i ‘Plisave’ kërcënon kryesinë e Prishtinës: Shpejtë ka me ju ardh fundi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 00:02 | 19 July 2017

Albert Kastrati ka shpërthyer pas largimeve të tetë lojtarëve nga FC Prishtina.

Kryetari i tifozëve të Prishtinës, ‘Plisave’ Albert Kastrati është shumë i zhgënjyer me kryesinë e klubit, pas largimit të disa lojtarëve.

Ai ka thënë se nuk ka asgjë më të poshtër se kryesia e Prishtinës dhe premton se shumë shpejtë do të ju vije fundi.

FC Prishtina sot ka njoftuar se ka larguar tetë lojtarë, Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti, si dhe ka huazuar Atdhe Grajqevcin.

-Advertisement-

“Njerëz më të poshtër se Kryesia e KF Prishtinës nuk ka, njerëz më të pa besë nuk ka, për Shendin jam vet dëshmitar që edhe mu ma kanë bo me fol kur pat pas me shku me Skënderbe, e tradhtuan, trajneri dy lidhje si ka , veç dine një sen shpejt ka me ju ardh fundi”, shkruan Kastrati në Facebook. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera