⚽ Ja çfarë ndryshon te Juventus pas largimit të Bonucci-t
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 17 July 2017
Pak lojtarë kanë pasur ndikimin e Leonardo Bonucci-t në rritjen e Juventus në këto vite të fundit, të karakterizuar nga suksese dhe trofe të fituar në nivel personal dhe nivel skuadre.
Për këtë arsye do të duhet një sforcim psikologjik dhe taktik për të mbuluar boshllëkun e lënë nga mbrojtësi italian në skemat e trajnerit Allegri. Zgjidhja duhet gjetur sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos ndalur vrapin drejt titullit të shtatë radhazi në kampionat dhe për të thyer tabunë Champions.
Është e domosdoshme që shumë lojtarë të rrisin nivelin e tyre të lojës, duke filluar nga ata që kanë pasur më pak hapësira në mbrojtje, si Medhi Benatia dhe Daniele Rugani, deri te Miralem Pjanic, që do të ketë në duar më shumë se çelësat e mesfushës.
Duket se Juventus ka vendosur të kërkojë një mesfushor në vend që të gjejë një zëvendësues për Bonuçi-n. Alternativa kryesore është Kostas Manolas i Roma-s, por nëse nuk do të merret, nuk do të jetë një problem për drejtuesit bardhezinj. Rugani ka luajtur me më shumë rregullsi në krahasim me sezonin e debutimit në Torino, duke grumbulluar 1,558 minuta dhe 3 gola. Nëse 22-vjeçari synon të jetë lideri i mbrojtjes në të ardhmen, duhet të rrisë nivelin e lojës.
Të jetë më i saktë në ndërhyrjet e tij, por kryesisht të tregojë karakterin e duhur dhe të jetë më agresiv. Do të ketë më shumë hapësira edhe për Benatia, i cili është larguar nga Bayern Munich për të luajtur me më shumë vazhdimësi, por, deri tani, ka grumbulluar vetëm 183 minuta më shumë. Kontributi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm, edhe pse Andrea Barzagli do ta mbyllë karrierën pas këtij sezoni.
Pasi është hequr përfundimisht dorë nga mbrojtja me tre lojtarë, përpara Gigi Buffon duhet më shumë cilësi në mesfushë, sepse tani ndërtimi i aksioneve nuk do të kalojë më nga këmbët e Bonucci-t. Në pritje të rritjes së Rugani-t, kjo detyrë do t’i besohet Miralem Pjanic. Pjesa më e madhe e parave të fituara nga shitja e Bonucci-t do të investohet për të pasur më shumë fuqi dhe muskuj në mesfushë, që do ta ndihmonin boshnjakun ta bënte më mirë detyrën e tij.
Nuk ka rëndësi nëse do të jetë Blaise Matuidi, Emre Can apo nemanja Matic, mjafton që Pjanic të ketë kohë të arsyetojë dhe ta ndërtojë në mënyrën e duhur aksionin. 4-2-3-1 është skema e preferuar e Allegri-t dhe pritet që të përdoret shpesh sezonin e ardhshëm, që do të thotë se Pjanic do të jetë regjisori i lojës së bardhezinjve. Nuk mund të mohohet, veçanërisht pas largimit të Bonucci-t, se organika e skuadrës është e pakompletuar, por protagonistët aktualë duhet të marrin në dorë situatën dhe të jenë gati për sezonin e ri.
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...