Shkëndija ka barazuar 1:1 me HJK Helsinki të Finlandës në ndeshjen e kthimit, rezultat ky që i siguron rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, fal fitores prej 3:1 në ndeshjen e parë.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia ishte duke pësuar 1:0 me një autogol të Radeskit, por në pjesën e dytë ka barazuar Celikovic, rezultat që doli të jetë final, raporton Gazetasheshi.com.
Në mesin e futbollistëve të ftuar për ndeshje ishte edhe portieri kosovar, Ilir Avdyli.