Sport

⚽ Futbollistët e Partizanit udhëtojnë me autobus drejt Bullgarisë, ndërsa drejtuesit me avion

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 04 July 2017

Humbja në ndeshjen e 29 qershorit me rezultatin 1-3 kundër Botev Plovdiv ka irrituar drejtuesit e Partizanit të cilët si dënim ndaj futbollistëve të tyre ka vendosur që skuadra së bashku me stafin teknik dhe mjekësor, si dhe disa punonjës të tjerë të klubit, të udhëtojnë me autobus drejt Bullgarisë.

Ekipi i Partizanit është nisur sot në 6 të mëngjesit në një udhëtim sfilitës drejt Burgasit ku parashikohet një itinerar Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më pas në Bullgari. Ndeshja e kthimit me Botev Plovdivin do të luhet të enjten në stadiumin “Lazuar”, në qytetin e Burgasit dhe udhëtimi pritet të zgjasë deri në mbrëmje, raporton “panorama sport”.

Të kuqve u duhet që të përballojë rreth 1 mijë km udhëtim ç’ka përkthehet në një ditë pa asnjë seancë stërvitore.

-Advertisement-

Pjesë e delegacionit janë të gjithë lojtarët që ishin të grumbulluar për ndeshjen e 29-qershorit, ku bën pjesë edhe Mentor Mazrekaj, i cili gjatë këtyre ditëve nuk është përgatitur me ekipin. Në dallim nga ekipi, drejtuesit e lartë të skuadrës pritet që të udhëtojnë me avion drejt Bullgarisë.

Për momentin, nuk dihet se cilët drejtues do të jenë prezentë në Burgas, por një gjë është e sigurt, Luçiano Moxhi do të udhëtojë me avion nga Italia në drejtim të Bullgarisë. Duke ditur që një vit më parë klubi prenotonte çartera për në transfertat europiane, tani i është kthyer “epokës së gurit”, udhëtim njëditor me autobus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera