Sport

⚽ Dokumentari “Beteja e Ballkanit” në Londër

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 08 July 2017
Ky film ishte shfaqur në Nju Jork, ku ishin shitur të gjitha biletat, kurse ndalesa tjetër Londra, ku tifozët shqiptarë do të kishin mundësinë të shohim këtë film.
Filmi dokumentar “Beteja e Ballkanit”, që tregon rrugëtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit do të shfaqet sonte (e shtunë) në Londër nga ora 18:00, raporton albinfo.ch.

Filmi dokumentar zgjat 97 minuta në “Genesis cinema 93-95 Mile End Road London”, ku do të luajnë Lorik Cana, Gianni De Biasi, Paolo Tramezzani, Mërgim Mavraj dhe Shkëlzen Gashi.

Ky film ishte shfaqur në Nju Jork, ku ishin shitur të gjitha biletat, kurse ndalesa tjetër Londra, ku tifozët shqiptarë do të kishin mundësinë të shohim këtë film, shkruan “Albinfo.ch”.

Më 14 tetor 2014, dy vendet e Evropës Lindore ishin përballur në Beograd, ku tifozët shqiptarë ishin ndalur që të mos marrin pjesë, kurse ata serbë e pritën ekipin shqiptare me thirrje raciste.

-Advertisement-

Një dron me flamurin e Shqipërisë etnike ‘çmendi’ serbët, ku tifozët hynë në fushë, duke sulmuar futbollistët shqiptarë. Ndeshja u ndërpre dhe më pas u regjistrua 3:0 për kuqezinjtë.

Shqipëria më pas u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Botëror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera