Sport

⚽ Cristiano i tregon shokëve të ekipit se me cilin ekip luan në FIFA 17

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 08 July 2017

Shumë futbollistë e duan një lojë FIFA ose Pro Evolution Soccer, në varësi të preferencave personale, herë pa here. Por a ka Cristiano Ronaldo, futbollisti më i famshëm në botë, kohë për të luajtur lojëra elektronike? 31 vjeçari, me sasinë e ndeshjeve – duke përfshirë edhe udhëtimet – dhe stërvitjen, me siguri që nuk ka shumë kohë të lirë.

Shumë futbollistë e duan një lojë FIFA ose Pro Evolution Soccer, në varësi të preferencave personale, herë pa here. Por a ka Cristiano Ronaldo, futbollisti më i famshëm në botë, kohë për të luajtur lojëra elektronike? 31 vjeçari, me sasinë e ndeshjeve – duke përfshirë edhe udhëtimet – dhe stërvitjen, me siguri që nuk ka shumë kohë të lirë. Dhe shumicën e kohës me siguri që e kalon me djalin e tij, si dhe duke kaluar kohë me familjen dhe shokët e tij. Gjithsesi, në rrjetet sociale ka dalë një video ku është kapur Ronaldo duke folur me shokët e ekipit Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal rreth FIFA 17.

Tre lojtarët ishin duke u stërvitur në prag të ndeshjes së Champions League kundër ekipit polak Legia Warsaw ditën e martë kur diskutimi shkoi te loja e fundit e nxjerrë në treg nga EA Sports, FIFA 17. Mbase prisnit që Ronaldo të zgjidhte Real Madrid, në mënyrë që të luante me veten e tij. Por kjo nuk është çështja. Ronaldo, me sa duket, nuk luan as me ish-ekipin e tij Manchester United. Por me ekipin e tij të fëmijërisë – Sporting Lisbon. Dhe për të qenë të sinqertë, Sporting nuk ka ekip të keq në FIFA, me Lazar Markovic, Joel Campbell, Bryan Ruiz, William Carvaljo dhe Bas Dost.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera