Sport

⚽️Ronaldo është dashur të ndëshkohet me të kuq ndaj Sevillas (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 15 May 2017

Cristiano Ronaldo ka shpëtuar pa u ndëshkuar me karton të kuq ndaj Sevillas.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest shumë të pahijshëm ndaj Sevillas, ku ka goditur mbrojtësin francez, Clement Lenglet.

Portugezi fillimisht humbi topin, ndërsa më pas ka goditur në fytyrë Lenglet, goditje të cilën gjyqtari nuk e ndali as për faull.

Por, pamjet televizive tregojnë se Ronado ka bërë një ndërhyrje të ashpër dhe sipas mediave spanjolle ai është dashur të ndëshkohet me karton të kuq.

Pavarësisht se portugezi ka shpëtuar, ai mund të dënohet në bazë të xhirimeve dhe rrezikon shumë të mungojë në dy ndeshjet e fundit.

Kujtojmë se Reali këtë të mërkurë do të luaj ndaj Celta Vigos në udhëtim, ndërsa të dielën do të luaj ndaj Malagas dhe në rast që i fiton këto dy takime, atëherë do të shpallej kampion i La Ligas.

Etiketa:
UNICEF-i dhe Devolli Corporation bashkojnë forcat për fëmijët dhe të rinjtë

Të tjera