Sport

⚽️Real apo Barcelona? Bastoret tregojnë kush do ta fitojë La Ligan

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 May 2017

Real Madrid është favoriti kryesor për t’a fituar titullin e La Ligas këtë edicion
Barceloan dhe Real Madrid ndajnë kreun e tabelës në La Liga me nga 87 pikë, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Por, Real Madrid ka një ndeshje më pak, pasi ndeshja ndaj Celta Vigos ishte shtyrë muaj më parë dhe do të zhvillohet këtë të mërkurë.

Në rast se Real Madrid humb një ndeshje dhe Barcelona fiton ndeshjen e saj dhe kampionatin e përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë kampion do të ishte Barcelona.

-Advertisement-

Por, nëse Reali fiton ndeshjet e saj ndaj Celtas dhe Malagas, atëherë kampion do të ishte skuadra madrilene.

Sipas bastoreve sportive, Real Madrid është favorit i madh, pasi kotohet me vetëm 1.18, ndërsa fitorja e Barcelonës kotohet me 5.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë të dielën e ardhshme, kur Real Madrid luan në udhëtim te Malaga, ndërsa Barcelona e pret Eibarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera