⚽️Nga Kosova te shkëlqimi në Holandë

Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 26 April 2017
Milot Rashica është njëri ndër të paktit futbollistë që kanë depërtuar në Evropë nga futbolli kosovar pas luftës, shkruan sot gazeta zeri.
Mesfushori vushtrrias, pas paraqitjeve mbresëlënëse në futbollin e këtushëm, u transferua në Vitesse nga Kosova e Vushtrrisë.
Fillimisht ai i kishte kaluar me sukses provat tek skuadra holandeze, së cilës i ishte bashkuar përfundimisht në verën e vitit 2015.
Dhe ai i kishte mahnitur të gjithë me formën që e kishte shfaqur në Holandë, duke u bërë menjëherë lojtar i rëndësishëm i ekipit të tij.
Madje, me këtë sensacion e kishte mahnitur edhe veten, pasi nuk e priste se do të shpërthente aq shpejt tek Vitesse.
“Më duhet ta them sinqerisht se jam mahnitur se sa shpejt jam adaptuar në Vitesse”, ka thënë fillimisht Rashica për “Metro”.
Mbi të gjitha pasi dallimi në mes ligës së Kosovës dhe asaj të Holandës është mjaft i madh.
“Niveli i futbollit në Holandë ishte shumë më i lartë sesa isha mësuar në vendin tim”, ka vazhduar përfaqësuesi kosovar.
Holanda ishte synimi i tij, pasi e shihte si mundësinë ideale për t’u zhvilluar. Ai e kishte luajtur pjesën e dytë të sezonit 2014/15 në Vushtrri, në formë huazimi nga Vitesse.
“Dëshiroja të shkoja në Holandë sepse aty u jepet rasti më shumë lojtarëve të rinj. Unë jam lojtar ofanziv dhe Holanda ishte vendi i duhur. Unë isha aty në prova gjatë vitit 2014 dhe ishte diçka e mahnitshme. Isha i lumtur dhe i nderuar që më ishte ofruar kontrata pas një viti”, shtoi ish-përfaqësuesi i Kombëtares shqiptare.
S’e di të ardhmen, pëlqen Realin
Rashica nuk e di ende se ku do të luajë në të ardhmen, por zbulon se e pëlqen Real Madridin, ku sigurisht ëndërron të luajë çdo futbollist.
“Është e vështirë ta them se ku do ta kem kulmin e karrierës. Real Madridi është klubi im i favorizuar sepse Ronaldo luan aty”, ka shtuar Rashica.
E duan në Itali
Rashica është bërë objektiv i skuadrave evropiane, mbi të gjitha atyre italiane dhe më i zëshmi duket të jetë Napoli, i cili e do me ngulm gjatë kësaj vere.
Klubi nga Serie A e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Jose Callejonit, i cili mund të largohet nga napolitanët në fund të këtij sezoni.
Vushtrriasi është gati për hapin e radhës dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Holandë.
Në sezonin e tij të parë ai menjëherë e tregoi veten. Nga 36 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, realizoi 4 gola dhe dhuroi 12 asistime.
Deri më tash në përgjithësi ai ka zhvilluar 70 ndeshje me Vitessen, duke realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 17 asistime.
Gjithashtu ai është lojtar i rëndësishëm i Përfaqësueses së Kosovës, së cilës i është bashkuar vitin e kaluar.
Të tjera
-
Scholz kujton përgjegjësinë e Gjermanisë për Holokaustin
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka përmendur përgjegjësinë historike të Gjerm...
-
Zëdhënësi i LVV-së akuzon rininë e LDK-së se vodhën idenë e tyre të 2015 për aksionin me njoftime mortore
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër pasi ri...
-
Murati: Jemi të gatshëm ta falim një pjesë të tatimit në pronë, u takon komunave të vendosin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qeveria është e gatshme që ...
-
Kthehet në rigjykim rasti “Abi Çarshia”, ku deputetja Vrenezi dhe ish-zyrtari i Prizrenit ishin dënuar me 6 vite burg
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Abi Çarshia”, ku...
-
Kapet kosovari në Gjermani: Kishte vozitur kamionin 97 herë, pa leje shoferi
Hetimet intensive çuan në zbulimin e 97 udhëtimeve pa patentën e shoferit. Ng...
-
Murati: Komunat s’e kundërshtuan, por e mirëpritën rritjen e tatimit në pronë pasi ua rrit buxhetin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitu...
-
Abdixhiku: Shëndetësia në pikën e thyerjes, Qeverisë i teprojnë paratë e në spitale s’ka as penj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mëngjesin e sotëm...
-
Murati për rritjen e tatimit në pronë: Rezultat i ligjit të miratuar nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tek situata që përnjëh...
-
Rritja e tatimit në pronë, Murati: Përparim Rama ishte i kënaqur me vlerësimin e pronave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për rivlerësimin e pronave, që...
-
Arrestohet agjenti gjerman: Punonte për Moskën, zbulohet dhe bashkëpunëtori!
Në Gjermani, është ngjarje dite: në kulmin e luftës ruse kundër Ukrainës, një...
-
Murati: Faturat e tatimit në pronë i rriti tatimi 100% i tokave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar të premten në një konferen...
-
LDK vendos njoftime mortore: “Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion pë...