⚽️Këta 6 super yje do të largohen nga Real Madrid, vlera e tyre mbi 300 milionë euro (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 16 May 2017
Real Madrid këtë vit pritet t`i largojë disa nga lojtarët të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh nën drejtimin e strategut francez Zinedine Zidane dhe po ashtu disa të tjerë që nuk kanë treguar formë të mirë.
I pari që do të largohet nga klubi madrilen është James Rodriguez, ky i fundit pritet që të transferohet në Premier League, ai në ishull po kërkohet nga Manchester United dhe Chelsea shkruan GazetaBlic.com
James kur ishte transferuar te Real Madrid nga Monaco, Presidenti Florentino Perez kishte shpenzuar plotë 80 milionë euro, mediat spanjolle kanë bërë të ditur që i pari i Real Madrid, do të kërkojë tani rreth 85 milionë euro për kulumbianin fantastik.
I dyti në këtë listë është spanjolli Alvaro Morata, për super sulmuesin i cili nuk po favorizohet nga trajneri Zidane intersim kanë shprehur pothuajse të gjitha skuadrat e forta nga Serie A, dhe po ashtu disa skuadra angleze, për ish asin e Juventus, i pari i Real Madrid kërkon reth 60 milionë euro.
Ishte transferuar tek skuadra e Realit për shumën rekorde botërore mbi 100 milionë euro, por forma e tij e dobët dhe lëndimet e shumta kanë bërë që Zidane të mendojë për shitjen e lojtarit. Fjala është për anësorin fantastik Gareth Bale, ky i fundit po kërkohet me ngulm nga Manchester United, madje ky ekip është i gatshëm të ofrojë 110 milionë euro për ish anëtarin e Tottenham Hotspur, shkruan GazetaBlic.com
I katërti në listë është mbrojtësi djathtë brazilian Danilo, ky i fundit ishte transferuar po ashtu me shumë bujë në “Santiago Bernabeu” nga Porto, por kurrë nuk ka arritur t`i arsyetojë pritshmerit, dhe sipas mediave spanjolle Danilo do të largohet këtë vit nga Spanja, kartoni i tij llogaritet rreth 30 milionë euro. Skuadra italiane Inter është në “Pole Pozition” për të.
Edhe një lojtar i transferuar nga Portugalia këtë vit do t`i thotë lamtumirë Realit, fjala është për mbrojtësin e krahut Fabio Contrao, ky i fundit pritet që të rikthehet në kampionatin portugez tek ish skuadra e tij Benfica. Vlera e tij rreth 15 milionë euro.
I fundit i cili do të përshendetet nga klubi ikonik Real Madrid është portieri Kylor Navas, ky i fundit ka dëshpruar shumë me paraqitjet e tij, sipas shtypit spanjoll me ardhjen e David De Geas, kostarikani nuk ka vend më tek 11 herë kampioni i Evropës. Vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.

Të tjera
-
Juristi Hasanpapaj: Pa panik, e pa frikë – Presidentja nuk ikë!
Juristi Bardhyl Hasanpapaj është shprehur i bindur se presidentja Vjosa Osman...
-
Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin
Sonte, në edicionin e emisionit Rubikon në Klan Kosova, përballë Adriatik Kel...
-
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballka...
-
Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh...
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...