⚽️Ekipi i Kosovës shkëlqen në garën “Paragliding Accuracy World Cup” në Serbi!

Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 27 April 2017
Historike ishte pjesëmarrja e ekipit Kosovar në serinë radhës të garës “Paragliding Accuracy World Cup” e cila u mbajt në Vrsac të Serbisë. Garë kjo me renome botërore e cila përbehet nga gjithsej 4 etapa, ku kjo etapë u organizua nga Federata Aeronautike e Serbisë në Vrshac.
Ishte historike ngase ishte kjo gara e parë e cila u mbajt në Serbi në të cilën Kosova u përfaqësua me ekipin e saj kombëtar të paragllajdizmit dhe veç pjesëmarrjes ekipi Kosovar tregoji edhe rezultate të jashtëzakonshme duke u renditur e 6-ta me radhë në mesin e 18 shteteve pjesëmarrëse.
Përkundër të gjitha dilemave të shtruara nga palë të ndryshëm për të shkuar apo jo në këtë garë, për shkak të sigurisë së pilotëve dhe tensioneve eventuale politike, vetë pilotët Kosovar u deklaruan se sporti është ajo që duhet t’i bashkoj të gjithë sportistët pa marrë parasysh tensionet dhe rrethanat politike dhe me këtë parim u deklaruan se do të shkojnë dhe do të marrin pjesë në këtë garë, e që edhe u dhëshmua ashtu siq ata u deklaruan.
Lideri i ekipit Kosovar, Avni Kuçi deklaroi se pritja dhe trajtimi i ekipit Kosovar në Serbi si nga ana e organizatorit ashtu edhe nga ana e vetë sportistëve ishte shumë korrekte.
Rezultatin më të mirë në këtë seri të garave “Paragliding Accuracy World Cup” nga ekipi Kosovar e arriti piloti ynë Fanol Shala nga Aeroklubi Prishtina.

Të tjera
-
Juristi Hasanpapaj: Pa panik, e pa frikë – Presidentja nuk ikë!
Juristi Bardhyl Hasanpapaj është shprehur i bindur se presidentja Vjosa Osman...
-
Kurti: Është e vështirë që përnjëherë ta zvogëlojmë migrimin
Sonte, në edicionin e emisionit Rubikon në Klan Kosova, përballë Adriatik Kel...
-
Kurti: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballka...
-
Kurti: Vetëmenaxhimi s’do të jetë vetëqeverisje
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e cila e parasheh...
-
Kurti: Opozita nuk po i dërgon ligjet në Kushtetuese për ta ruajtur kushtetutshmërinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se opozita nuk po i dërgon ligje...
-
Kurti: Jam më i brengosuri për tri ligjet që opozita i dërgoi në Kushtetuese
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Kurti: Dy vitet e para të qeverisë së tanishme janë të pakrahasueshme me më herët
Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate ësht...
-
Shoferi i BMW-së që u ndalua sot i ka 225 gjoba – i sekuestrohet vetura
Prej kohësh një veturë e tipit BMW po shqetësonte qytetarët e Prishtinës me l...
-
Përvetësoi barna në vlerë prej 50 mijë euro, i shiti tek një person tjetër – arrestohet 41-vjeçari
Një person është arrestuar gjatë së enjtes nga policia. 41-vjeçari V.V, dy...
-
Gërvalla në Samitin për Demokraci e përmend vrasjen e babait të saj: Ish-agjenti që e bëri krenohet me këtë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në panelin “Media and Freedom”...
-
Pas cakërrimit të gotave, Haradinaj u kthehet kritikave: Kurti është mashtrues, po i shkakton pasoja vendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mashtrues sipas të parit të AAK-së,...
-
“BKT Kosova fiton çmimet kryesore nga Euromoney dhe Global Finance”
Prishtinë, Kosovë - BKT Kosova është shpallur fituese e dy çmimeve prestigjio...