Sport

⚽️Ekipi i Kosovës shkëlqen në garën “Paragliding Accuracy World Cup” në Serbi!

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 27 April 2017

Historike ishte pjesëmarrja e ekipit Kosovar në serinë radhës të garës “Paragliding Accuracy World Cup” e cila u mbajt në Vrsac të Serbisë. Garë kjo me renome botërore e cila përbehet nga gjithsej 4 etapa, ku kjo etapë u organizua nga Federata Aeronautike e Serbisë në Vrshac.

Ishte historike ngase ishte kjo gara e parë e cila u mbajt në Serbi në të cilën Kosova u përfaqësua me ekipin e saj kombëtar të paragllajdizmit dhe veç pjesëmarrjes ekipi Kosovar tregoji edhe rezultate të jashtëzakonshme duke u renditur e 6-ta me radhë në mesin e 18 shteteve pjesëmarrëse.

Përkundër të gjitha dilemave të shtruara nga palë të ndryshëm për të shkuar apo jo në këtë garë, për shkak të sigurisë së pilotëve dhe tensioneve eventuale politike, vetë pilotët Kosovar u deklaruan se sporti është ajo që duhet t’i bashkoj të gjithë sportistët pa marrë parasysh tensionet dhe rrethanat politike dhe me këtë parim u deklaruan se do të shkojnë dhe do të marrin pjesë në këtë garë, e që edhe u dhëshmua ashtu siq ata u deklaruan.

-Advertisement-

Lideri i ekipit Kosovar, Avni Kuçi deklaroi se pritja dhe trajtimi i ekipit Kosovar në Serbi si nga ana e organizatorit ashtu edhe nga ana e vetë sportistëve ishte shumë korrekte.

Rezultatin më të mirë në këtë seri të garave “Paragliding Accuracy World Cup” nga ekipi Kosovar e arriti piloti ynë Fanol Shala nga Aeroklubi Prishtina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera