Sport

⚽️ Zyrtare: Super-ndeshja e futbollit kosovar zhvillohet të hënën (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 27 May 2017

Të hënën bie perdja e kampionatit të Superligës së Juniorëve – U19. Prishtina, që në mesin e saj ka talentet dhe futbollistët e ardhshëm të skuadrës, ndeshet në derbin e madh lokal me Flamurtarin.

Dallimi në pikë është vetëm një, pra Prishtina shpallet kampion edhe me barazim. Prishtina pranë këtij suksesi pas dy vitesh mungesë titulli, ka arritur me paraqitje të shkëlqyera në sezonin pranveror e ku barrën kryesore të skuadrës juniore mbajnë futbollistët janë pjesë e ekipit të parë me kontrata profesionale njofton fcprishtina.com.

Skuadra Prishtina është lidere dhe me barazim do të festonte, derisa Flamurtarit i duhet fitorja për ta ngritur trofeun.

-Advertisement-

Ndeshja luhet në stadiumin ‘Agron Rama’ në Kastriot duke filluar nga ora 15:00.

PP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera