Sport

⚽️ Tre superlajme për tifozët e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 14 June 2017

Milan nuk ka të ndalur sa i përket merkatos verore, pasi pas zyrtarizimit të Andre Silva, Fassone dhe Mirabelli janë hedhur në sulm për një tjetër sulmues klasi, shkruan “Korneri.net”.

“Rossonerët” do të takohen me drejtuesit e rivalit nga Serie A, Fiorentina, të shtunën, për të negociuar blerjen e sulmuesit Nikola Kalinic, raporton “Gianluca di Marzio”.

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.

-Advertisement-

Por, Milan beson se me bisedime, çmimi mund të zbritet dhe Kalinic mund të mbërrijë në San Siro.

Nga ana tjetër gjithmonë sipas mediave italiane, Milan gjatë javës mund të mbyllë transferimin edhe të Andrea Conti, i cili tashmë edhe konsiderohet lojtar i 18-herë kampionit italian, por me gjasa të në “San Siro” në formë huazimi mund të përfundojë edhe sulmuesi i Chlesea, Diego Costa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera