Sport

⚽️ Tre ndryshimet e mëdha që shkakton në futboll transferimi i Neymar

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 02 August 2017

Barcelona ka konfirmuar se krejt çfarë pritet për tu mbyllur largimi i brazilianit Neymar te PSG është që klauzola prej 222 milionë eurosh të paguhet menjëherë.

Futbollisti është lënë i lirë edhe nga stërvitjet dhe është vetëm çështje orësh prezantimi i tij te klubi i ri.

Gazet britanike The Mirror ka renditur ndryshimet në futboll që vijnë si pasoje e transferimit të Neymar:

-Advertisement-

1.Dyfishimi i rekordit botëror të transferimeve

Rekordin e tanishëm e mban Paul Pogba. Kalimi i francezit nga Juventusi te Manchester United i kishte kushtuar klubit anglez 101 milionë euro.

Me 222 milionë euro që do të përfitojë Barcelona, shuma e transferimit është më shumë se dyfishi i rekordit – 121 përqind më e lartë.

2.Liverpooli do të jetë në panik

Goxha keq për fansat e ekipit anglez, por cfarë mund të mendohet se do të bëjë Barça pasi të ketë humbur një lojtar të shpejtë, tenik e të nivelit të lartë?

Me këtë shumë të parave që do të arkëtojë nga shitja e Neymar, Barcelona pritet të kthehet fuqishëm në tregun e lojtarëve për të përfocuar ekipin.

Synimi i parë do të jetë Coutinho. Shifra e transferimit nuk pritet të jetë problem për katalunasit, ndërsa Coutinho do të joshet nga mundësia për të luajtur te një skuadër si Barcelona, sidomos tani me vendin e lënë bosh nga Neymar.

3.Vlefshmëria e konceptit ‘Fair Paly Financiar’ të UEFA’së

Mund të shpjegohet edhe kjo pikë, por këtë më së miri e ka bërë kompania e mirënjohur e basteve Paddy Poëer, përmes një postimi në Tqitter.

“Raportohet se Neymar do të nënshkruajë me PSG’në për 22 milionë euro. Një zëdhënës i UEFA’së tha: Për të qenë i sinqertë, as vetë nuk e kam idenë se si funksionon Fair Play Financiar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera