Sport

⚽️ Shokuese: Ia demoralizuan të birin, prindi paditë Trepçën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 19 May 2017

Emri i tij është Milaim Beqiri.

Ai është babai i talentit nga Mitrovica, Elgifar Beqiri, i cili është zhvilluar si futbollist në klubin e Trepçës ’89, por në bazë të fakteve të dërguara në “Korneri.net”, djaloshi 9 vjeçar është mashtruar nga trajneri i moshave të Trepçës, Gëzim Kaqaniku, por edhe nga të gjithë zyrtarët e Trepçës, të cilët e kishin ftuar atë për turneun në Dortmund të Gjermanisë, por gjithçka pretendohet se ishte shndrruar në një mashtrim.

Gjithmonë sipas Milaim Beqirit, Elgifari ishte bërë gati që të udhëtonte drejt Gjermanisë, duke plotësuar numrin prej 8 lojtarëve, por më pas u hoq nga lista e kontigjentit të lojtarëve, duke u futur dikush tjetër në vend të tij dhe ky veprim ndikoi aq keq sa që Elgifari u desh të dërgohej te psikologu, pasi edhe ai edhe ishte liruar nga shkolla pas kërkeses së zyrtarëve të Trepçës për turneun e Gjermanisë.

-Advertisement-

Gjithmonë sipas Milaim Beqirit, Elgifari ishte në pozitë aq të keqe sa që filloi të humbte edhe peshë dhe asesi nuk mund të pranonte një mashtrim të tillë.

Sipas Beqirit, të gjithë këtë situatë që klubi i Trepçës ia ka bërë të birit, do të përgjigjen në gjykatë, pasi ata si familje janë duke bërë gati të gjithë dokumentacionin kundër klubit mitrovicas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera