Sport

⚽️ Rashica më i miri në Holandë, Berisha lider në Australi, rezervë te Bunjaku! Pse?

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 12 June 2017

Askush nuk e ka të drejtën të përzihet në punën e përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki. Sepse ai e ka të drejtën ekskluzive të fus kë të do në fushën e lojës, ashtu si e sheh formën e secilit futbollist. A duhet të falet Bunjaki?

Gjithsesi se jo dhe për dy arsye: E para, si mundet të lihet në bankë një Milot Rashica që është shpirti i lojës dhe vërtet një luftarak i madh apo një futbollist më i mirë në elitën holandeze përkatësisht në Vitesse. E dyta, si është e mundur Besart Berisha, një sulmues i shkathët që luan për Melbourne Victory në Australi, njëherësh është lider në ekip dhe nuk ka vend në kombëtaren e Kosovës! Berisha mbeti në bankë dhe kjo është më shumë se neveritëse.

E tërë Australia çohet në këmbë për Berishën, por Bunjaki nuk e pa të arsyeshme ta fus në lojë, pa hyrë edhe në disa futbollistë të tjerë. Është shumë normale që përzgjedhësi vendosë dhe i ka duart e lira nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Kjo është bukuria më e mirë që Vokrri kurrë nuk i përzihet në formacion. Dhe tani Berisha ka paralajmëruar se sa të jetë Bunjaki nuk do të luaj për kombëtaren e Kosovës.

-Advertisement-

Fatkeqësisht po e humbasin një sulmues të jashtëzakonshëm, një pasuri të çmueshëm, rrezikojmë të humbim edhe dikë tjetër. Albert Bunjaki sigurisht se do ta ketë një shpjegim të tij, do ta arsyetojë vendimin pavarësisht se e ka mirë apo jo. Sa për humbjen me rezultat 4:1 nga Turqia, në ndeshjen e vlefshme të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’, askush nuk mund ta bombardojë aq shumë, se Turqia është Turqi dhe e ka cilësinë edhe pse kjo nuk duhet edhe të justifikohet, sepse Kosova ka një kombëtare që vërtet mund çdo kombëtares t’ia bjerë punën ngushtë! Duket se Albertit po i del situata nga duart!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera