⚽️ Pas humbjes nga Drita, ky është mesazhi i fundit nga Dukagjinasit!
Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 06 June 2017
Ishte ndeshje e barazhit, ajo e cila vendosi që skuadra e Dukagjini edhe në edicionin e ri të garave do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Ekipi nga Klina, u mposht nga Drita me rezultat 2-1, gjë që ia pamundësojë Dukagjinit të ngrihet në një rang më të lartë.
Gjithsesi, ky fakt nuk i ka demoralizuar futbollistët, përkundër ata premtojnë që do të rikthehen edhe më të fuqishëm.
“Padyshim që gjatë gjithë sezonit kemi punuar maksimalisht që të arrimë synimin tonë, rikthimin në Superligë. U munduam shumë, por fati nuk ishte në anën tonë. Përkundër këtij dëshpërimi, ne do të mundohemi të rikthehemi edhe më të fortë në edicionin e ri, pasi që Superliga ka nevojë për një skuadër siç është Dukagjini.
Punë të palodhshme gjate gjithë këtij edicioni kanë bërë edhe shtabi teknik në krye me Severin Elezajn, kryetari i klubit Ramush Agushi, e sidomos drejtori Fabian Veseli të cilët janë munduar që klubi të ngritët aty edhe ku e meriton.
Duhet theksuar se motivi ynë kryesor në çdo ndeshje kanë qenë tifozët e zjarrte“Hithat”, të cilët na kanë përkrahur në çdo fitore e humbje. Nuk do të dorëzohemi deri sa ta realizojmë qëllimin tonë, rikthim në Ligën elitare”, ka thënë për GazetënDirekt, futbollisti i Dukagjinit, Granit Avdyli .
Avdyli, i cili këtë edicion iu bashkua skuadrës së Dukagjinit,ishte shtyllë kryesore e ekipit nga Klina.
Të tjera
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...