⚽️ Mourinho merr një vendim shokues për merkaton
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 07 June 2017
Jose Mourinho nuk do të marrë pjesë në negociatat e verës për transferimin e lojtarëve pasi ndihet “i lodhur nga futbolli”. Manchester United pritet të shpenzojë mbi 200 milionë sterlina për të përforcuar skuadrën e cila sezonin tjetër do të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, pjesëmarrje që e fitoi pas triumfit në Europa League.
Por trajneri portugez ka zbuluar se do të bëjë mënjanë nga çdo bisedim për të marrë lojtarë të rinj, ndërkohë që i ka dorëzuar zv.shefit ekzekutiv të United Ed Woodward listën e tij të kërkesave në merkato. “Këtë vit, kam pasur sezonin më të vështirë të karrierës time. Jam i ngopur dhe i lodhur nga futbolli deri në ditën e fundit të sezonit. Premtoj se nuk do të më shihni në stadiumet e futbollit dhe se i kam thënë “stop” negociatave për lojtarë dhe shqetësimeve të merkatos. I kam dorëzuar listën time CEO në prill dhe ai ka kohë deri më 31 gusht të më japë ata që dua, ose jo”, u shpreh “Special One” i cili këtë sezon ka udhëhequr “Djajtë e Kuq” në 64 ndeshje.
Në vitin e tij të parë në “Old Trafford” Mourinho ka fituar Community Shield, Kupën e Ligës së Anglisë dhe Europa League-n. Kjo e fundit solli edhe mundësinë për të luajtur në Champions sezonin tjetër. Por “Special One” kërkon përforcime. Për repartin e avancuar levizja e United me 100 milionë sterlina drejt Antoine Griezmann u ndal për shkak të bllokimit të merkatos së Atletico Madrid-it. Emra të tjerë për repartin e avancuar të United janë Alvaro Morata (Real Madrid) dhe Andrea Belotti (Torino). Për repartet e tjera, Nemanja Matic, Victor Lindelof dhe Michael Keane janë në listën e dëshirave të Mourinho-s.
Të tjera
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...