Sport

⚽️ Mourinho lë intervistën në gjysmë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 15 May 2017
Jose Mourinho është larguar nga intervista për “Sky Sport”.

Portugezi duket që ka qenë i nervozuar pas humbjes ndaj Tottenhamit në udhëtim.

I pyetur nga gazetari se çfarë duhet të ndryshojë për vitin e ardhshëm, pas dështimit total në Premierligë, Mourinho tha që po mendon për finalen e Ligës së Evropës dhe u largua nga mikrofoni, përcjellë “Lajmi.net”.

“Jose, ku po shkon?”, e pyeti gazetari, por Mourinho nuk u kthye më.

United u mposht 2:1 nga Tottenhami në Londër.

 

Etiketa:
Gazetaria Digjitale – Profesioni i së ardhmës

Të tjera