Sport

⚽️ Mediat britanike lansojnë “bombën” e radhës

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 13 June 2017

Nëse është për të ju besuar mediave britanike dhe burimeve të tyre të afërta me sulmuesin boshnjako-suedez, Zlatan Ibrahimovic, atëherë e ardhmja e këtij të fundit do të jetë 18-herë kampioni italian Milan, shkruan “Korneri.net”.

Gjithmonë sipas mediave britanike, Ibrahimovic është duke pritur vetëm ftesën zyrtare të Fassone dhe Mirabelli dhe më pas ai do ti bashkohet Milanit pqsi është i gatshëm që fillimisht si lojtar dhe më pas do të marrë pozitë të rëndësishme drejtuese në klub, pasi “Ibra” është i dashuruar me qytetin dhe klubin “kuqezi” nga Milano.

Kujtojmë që Ibrahimovic sezonit e fundit luajti për Manchester United, por kontrata 1-vjeçare me klubit nga ‘Old Trafford’ nuk ju vazhdua.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera