Sport

⚽️ Livoreka ka një premtim të madh për “Intelektualët”

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 19 June 2017

Pas negociatave të tejzgjatura, Përparim Livoreka më në fund ka vazhduar bashkëpunimin me Dritën. Futbollisti këmbëshpejtë do të jetë pjesë e klubit për një vit, duke bërë kështu që shumë tifozë t’i gëzohet marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.

Ndërkohë, vet Livoreka ka theksuar se një nga arsyet e vazhdimit të bashkëpunimit është simpatia që tifozët, “Intelektualët” kanë fituar ndaj tij, për çka ai është mirënjohës.

Ndërsa, ka premtuar maksimumin për edicionin e ri. “Drita është duke bërë punë të madhe në kompletimin e një skuadre cilësore. Shpresojmë të luftojmë për kreun e tabelës, pasi një ekip i tillë nuk e meriton të jetë në fund siç na ndodhi edicionin e kaluar. Do ta jap maksimumin”, është shprehur Livoreka për Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Ai bashkë me tetë futbollistë tjerë kanë vazhduar kontratat me Dritën, skuadër e cila ka sjell edhe dy përforcime cilësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera