Sport

⚽️ Kryetari i Trepçës ’89 i kundërpërgjigjet ashpër Feronikelit!

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 23 May 2017

Kampioni më i ri i Kosovës, Trepça’89 paralajmëron një superparaqitje në garat e Ligës së Kampionëve dhe se po mendon vetëm për garat evropiane, duke mos u brengosur aspak për akuzat e Feronikelit.

Kjo e fundit akuzoi Federatën e Futbollit e Kosovës se i ka licencuar për të marrë pjesë në garat e UEFA-s, Trepçën’89 e Llapin, duke i përdorur disa dokumente fals, por ja që me këtë nuk brengoset fare kryetari i Trepçës’89, Abedin Zeka, i cili thotë se ekipi i tij është i pastër dhe se dikush po dëshiron të përfitojnë me djersën e dikujt tjetër.

Të kujtojmë se drejtuesit e Feronikelit këtë ankesë e kanë dërguar edhe në UEFA nga ku po presin përgjigje.

-Advertisement-

Prishtina e Feronikeli ishin dy skuadrat që nuk u ndanë të kënaqura me procesin e licencimit, duke pretenduar për parregullsi.

trepqa89

 

Mirëpo, presidenti i skuadrës tashmë kampione të Kosovës, Abedin Zeka, nuk dëshiron shumë të merret me to, pasi sipas tij janë akuza vetëm sa për t’i mbuluar dështimet e veta dhe asgjë tjetër.

“Nëse dikush dëshiron të përfitojë me djersën e tjetër kujt, le të mbetet në ndërgjegjen tyre. Kampionati ka qenë korrekt dhe kur e panë që nuk mund t’ia dalin të triumfojnë në fushë, kanë nisur fushatë tjetër për t’i mbuluar dështimet, por që tek ne këto nuk lënë asnjë përshtypje. Pra, asnjë akuzë nuk e zbeh suksesin tonë dhe nuk do të ndikojë aspak në ekip, përkundrazi këto vetëm sa po na motivojnë edhe më shumë”, ka thënë Zeka për gazetën “Kosova Sot”.

89-shi

I pyetur nëse i frikësohen lëndës së dërguar në UEFA, ai ka thënë aspak dhe se Trepça’89 nuk e rrezikon pjesëmarrjen.

“Ne nuk i frikësohemi ankesës se askujt. Jemi të pastër dhe po punojmë të do ta prezantohemi në Evropë si është së miri”, ka thënë presidenti mitrovicas.

Takaj

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera