⚽️ Kjo është pasuria e madhe e klubit të Partizanit (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 31 July 2017
25-vjeçarja ka një lidhje të veçantë me basketbollin, jo vetëm prej faktit se angazhohet në stërvitjen e të rinjve me shoqatën “Real Basket” por edhe se partneri i zemrës së saj është basketbollist i Partizanit.
“Të kuqtë” kanë qenë dashuria e parë në futboll e më pas edhe në basketboll për të, e cila vazhdon t’i përkrahë në shkallët e stadiumit dhe pallatit të sportit.
Dhe pse është tejet e angazhuar me punë si psikologe, bukuroshja tiranase gjen gjithmonë kohë për pasionet e saj, sportin, palestrën dhe fotografinë.
Në një intervistë për portalin “eduasportin.com”, Angela tregon eksperiencat e saj në sport, fushën e modës dhe pjesën tjetër të “botës” si psikologe.
Intervista
Angela, jeni e dhënë shumë pas sportit. Nga lindi ky pasion?
E vërtëtë. Më pëlqen shumë sporti, sidomos futbolli dhe basketbolli. Kam një lidhje të veçantë, pasi si gocë Tirane, që në fëmijëri babi më merte ndonjëherë me vete në stadium të shihnim Partizanin dhe Kombëtaren. Nuk kuptoja shumë normalisht se isha fëmijë dhe për më tepër vajzë. Por, një gjë e dija që ngjyra e kuqe ishte ngjyra e zemrës për familjen tonë. Më pas me kalimin e viteve teksa rritesha e kuptoja dhe ndiqja më shumë, sikurse edhe sot.
Ju erdhi keq që nuk e arritët titullin as këtë vit. Besoni se këtë sezon do t’ia dilni?
Natyrisht që më erdhi keq. E dëshironim shumë që të gjithë këtë titull dhe besonim se do t’a ngrinim lart, por fati na pozicionoi ndryshe. Kam besim se me ndryshimet e bëra dhe trajnerin e ri, do të triumfojmë këtë herë.
Po kampionatin e huaj e ndiqni?
Po, padyshim. Jo rregullisht por duelet më të mëdha i djek dhe ndeshjet e ekipit të zemrës time, Barcelonës.
Keni një lojtar të preferuar?
Si çdo tifoz/e sigurisht që kam. Më pëlqen shumë i jashtëzakonshmi Messi.
Keni angazhime edhe në basketboll…
Po. Jam kryetare dhe njëkohësisht ndihmoj në stërvitjen e ekipit të moshës U-16 të shoqatës “Real Basket” e cila është krijuar në 2014-ën. Përveç kësaj unë kam qenë pjesë e Federatës Shqiptare të Dancit Sportiv për 5 vite.
Përveç këtyre, keni marrë pjesë edhe në sfilata mode?
Po. Më pëlqen shumë bota e modës por më shumë jam e apasionuar pas fotografisë. Kam sfiluar në disa evente, gjithashtu kam qenë pjesë e Super Model of Albania në 2007-ën.
Sa kujdeseni për fizikun tuaj, duke pasur kaq pak kohë të lirë…
Çdo gjë e vendos në vijë dhe përpiqem të jem korrekte që secilën punë ta kryej në orarin e saj. Pra, kam një lloj agjende ditore që e respektoj. Ushtrohem shumë në palestër, Kam 5 vite që ushtrohem, dhe dy që stërvitem intensivisht pandërprejrje çdo ditë. Koha në palestër më relaxon dhe më ndihmon të jem akoma më energjike për t’i përfunduar me sukses angazhimet e tjera.
Palestra nuk më pengon aspak, përkundrazi më ndihmon dhe u’a këshilloj kujtdo, sepse ka një ndikim tepër pozitiv, jo vetëm te shëndeti fizik por edhe ai psikologjik. U’a them edhe si psikologe.
Angela, me çfarë po merreni aktualisht?
Përveç angazhimeve me ekipin e basketbollit që iu thashë dhe më lart, punoj edhe psikologe në një shoqatë private këtu në kryeqytet. Pasi kam studiuar për psikologji dhe në master shkencor jam diplomuar për psikologji klinike. Më pëlqen shumë puna ime, e bëj me po aq kënaqësi sa dhe atë të basketbollit. I kam ndërthurur paksa me njëra-tjetrën saqë më ngjajnë si një e vetme, pasi secila pavarësisht ngarkesës më japin një emocion tejet të veçantë.
Ku e shihni të ardhmen tuaj?
Pavarësisht se bëj një jetë të këndshme dhe të qetë këtu, të ardhmen e shoh jashtë. Synimet i kam për në Amerikë, të krijoj një jetë të re andej. Tani, të shohim si do të na ecin edhe punët.
Të tjera
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...