Sport

⚽️ Kjo është e ardhmja e Riyad Mahrez

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 11 May 2017

Një nga futbollistët më të kërkuar në afatin e janarit, dhe një prej objektivave kryesore për klubet për afatin e verës, pritet që të qëndroj në Leicester.

Trajneri Craig Shakespeare këmbëngul se futbollisti algjerian është në dijeni të marrëveshjes që ka me klubin e Leicester Cityt.

U raportua se këtë javë Mahrez është afër marrëveshjes me Paris Saint Germain, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me Barcelonën.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë marrëveshjeje. Ai e di se ka kontratë me Leicesterin, është i lumtur në klub dhe i buzëqeshur gjithmonë në ushtrime”, ka thënë trajneri.

Mahrez këtë vit nuk dha shumë për ekipin e tij, por vitin e kaluar ai fitoi Premier Ligën duke bërë një sezon ëndrrash.

Etiketa:
Vip Card e Petrol Company ofron tri herë zbritje

Të tjera