Sport

⚽️ Kaq i duhet të luajë Cristiano Ronaldos për të blerë një Buggati Veyron GSV (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 01 June 2017

Futbollistët të cilët luajnë në majat e futbollit asnjëherë nuk kanë qenë më të pasur se sot.

Me rrogat e tyre të larta që marrin ata vendosin që ato para t’i shpenzojnë në motorët më të shpejtë dhe më luksoz në botë.

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë dhe këtë e dëshmojnë edhe gjërat e shtrenjta që ai i posedon.

-Advertisement-

Cristiano Ronaldo has one of the most expensive cars in the world, the Bugatti Veyron GSV

Ronaldo është adhurues i makinave të shpejta dhe të bukura, për këtë arsye ai ka një nga veturat më të shtrenjta dhe më të shpejta në botë, Buggati Veyron Grand Sport, transmeton Periskopi.

Por një pyetje interesante do të ishte se sa i duhet portugezit që të ‘punojë’ për të fituar para të mjaftueshme për një veturë të tillë, që ka çmimin 1.8 milionë funta.

Pas një analize të bërë ka dalur se Ronaldos i duhet të luajë 5 orë e 15 minuta dhe 20 sekonda për të fituar para të mjaftueshme për një Buggati Veyron GSV.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera