Sport

⚽️ Ja sa kanë shpenzuar “minatorët” dhe sa do fitojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 31 May 2017

Trepça ’89 ishte befasia më e këndshme e edicionit të porsapërfunduar, shkruan sot gazeta Zëri.

Skuadra mitrovicase me meritë e fitoi titullin e kampionit, gjë që thuajse nuk e ka pritur askush të ndodhë para fillimit të kampionatit.

Kjo pasi para fillimit të kampionatit nga stadiumi “Riza Lushta” ishin larguar shumë futbollistë, madje edhe emrat më të njohur.

-Advertisement-

Andaj, shumëkush e paralajmëronte një Trepçë ’89 të rrezikuar për të rënë nga Superliga.

Mirëpo, “Minatorët” angazhuan lojtarë të rinj, por me potencialë, të cilët mirë u kombinuan me disa futbollistë me përvojë.

Kështu, ’89-shi u reformua dhe u komponua shpejt dhe mirë, ndërsa në fund e arriti titullin e parë në histori, i cili duket se nuk i ka kushtuar edhe fort shtrenjtë.

Sipas kryetarit Abedin Zeka, ’89-shi gjatë edicionit të porsapërfunduar i ka shpenzuar rreth 200 mijë euro.

Ndërsa, 260 mijë euro i ka të garantuara në UEFA, e cila këso shumash ua shpërndan të gjithë kampionëve të vendeve anëtare të saj.

Ndërsa, pjesëmarrja në gara evropiane do t’i sjellë përfitime ekstra klubit nga “Riza Lushta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera