Sport

⚽️ Ish-trajneri i Dritës ka një mesazh të qartë për bardh e kaltërit!

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 24 May 2017

Ish-trajneri i Dritës, Agron Selmani, ka komentuar situatën në të cilën ndodhen aktualisht bardh e kaltërit. Sipas gjitha gjasave Drita për të tretin vit rradhazi do të luajë ndeshjen e barazhit për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

“KF Drita po përjeton dy vitet e fundit dramë të vërtet,ajo ka pas ambicie për kreun e tabelës por ja që po lufton për mbijetes sepse futbolli është i till dhe i paparashikueshem !
Nëse KF Drita këtë vite arrin të mbijetoj( ..dhe un besoj se po !) atëher me këte struktur organizative,me këte grup të lojtarve ,me një tifozeri të mobilizuar, në krah klubit gjithmon kur ka nevoj klubi me se shumti, atëher vitin tjetër KF Drita do të jetë shume ma ndryshe !
Ajo cka i duhet KF Dritës është të ndryshoj çasjen, të përgatitet për ma të keqen dhe të punoj për ma te mirën”, ka shkruar Selmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera