Sport

⚽️ Greuther Furth kërkon yllin e ri të Prishtinës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 19 July 2017

Greuther Furth po vazhdon të merret shumë seriozisht me futbollistin e FC Prishtinës, Bleon Sekiraqën, shkruan sot gazeta Zëri.

Ky i fundit vlerësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Superligën e Kosovë, ku ka debutuar me vetëm 16 vjet.

Si 16-vjeçar Sekiraqa debutoi së fundmi edhe në Europa League, duke luajtur në 16 minutat e fundit të ndeshjes kthyese kualifikuese të FC Prishtinës kundër Norrkopingut, ndërsa ishte ftuar edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Suedi.

-Advertisement-

Image result for Bleon Sekiraqa

Qe disa ditë ai gjendet në Gjermani, ku po ushtron dhe po testohet nga gjermanët e Furthit.

Kjo është hera e dytë që sulmuesi i krahut zhvillon ushtrime disaditore në Gjermani me ftesë të Greuther Furthit, i cili po e përcjell në vazhdimësi gjendjen dhe zhvillimin e futbollistit më perspektiv të klubit më të madh kosovar.

Ai edhe kësaj here po lë përshtypje të mira në Greuther Furth, i cili është i vendosur ta transferojë kosovarin në rast se ai vazhdon të zhvillohet në Kosovë edhe në sezonin e ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera