Sport

⚽️ Gjilani dhe Drita me kërkesë speciale për FFK-në

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 15 May 2017

Pas përcaktimit të orarit për javën e 32-të në Vala Superligën e Kosovës vijnë edhe kërkesat e para për ta ndryshuar atë.

Dy klubet rivale Gjilani dhe Drita që këtë vikend pritet të zhvillojnë aktin e tretë sezonal ndërmjet tyre kërkojnë që ndeshja të zhvillohet ditën e diel dhe jo ditën e shtunë ashtu siç është e paraparë në orar, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sheshi sekretari i klubit gjilanas Granit Mustafa i cili ka theksuar edhe njëherë arsyet të cilat i kanë parashtruar për tu shtyrë derbi.

“Në të gjitha përgatitjet i kemi bërë që ndeshja të zhvillohet diten e diel. Tashmë kemi njoftuar edhe mediat e huaja që ishin prezent edhe në duelin e kaluar që ndeshja do të zhvillohet ditën e diel. Ne gjithashtu kemi lajmëruar edhe tifozët tanë që jetojnë në mërgatë se ndeshja do të zhvillohet të dielen dhe ata tashmë kanë prerë biletat e tyre. Kërkojmë mirëkuptim nga Federata e Futbollit të Kosovës që të bëjë këtë ndryshim orari”, ka deklaruar Mustafa.

Ndryshe Gazetasheshi.com ka raportuar mëherët se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen ditën e shtunë me fillim nga ora 17:00.

Etiketa:
Agon Gashi në mesin e 100 Liderëve të Rinj Global: Përzgjedhet në gjeneratën e vitit 2023 nga Forumin Ekonomik Botëror…

Të tjera