Sport

⚽️ Futbollisti i Dritës ironizon me dështimin e Tiranës

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 27 May 2017

Futbollistit të Dritës, Nderim Nexhipit si duket nuk i ka bërë aspak përshtypje fakti që Tirana për herë të parë në histori të klubit bie nga Kategoria Superiore.

Rënia e Tiranës në Kategorinë e Parë është cilësuar si ditë e zezë për futbollin shqiptar.

Mirëpo, ish-kapiteni i Partizanit, rivalit kryesor të Tiranës, në profilin e tij në “Facebook” ka ironizuar me dështimin e madh te bardhë e kaltërëve.

-Advertisement-

Nexhipi për një moment ka harruar se skuadra në të cilën luan aktualisht, Drita me gjasë do të përfundojë në barazh dhe rrezikon seriozisht mbetjen në Vala Superligë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera