Sport

⚽️ “France Football” injoron keq Leo Messin

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 07 June 2017

Lionel Messi, golashënuesi i dytë më i mirë në edicionin e fundit të Champions-it, me njëmbëdhjetë gola (mbas Cristiano Ronaldos), është lënë jashtë njëmbëdhjetëshes (formacionit) më të mirë të këtij kompeticioni nga revista “France Football”.

Një fakt i rëndësishëm, duke pasur parasysh se kjo revistë prestigjioze sportive jep edhe “Topin e Artë” për lojtarin më të mirë të vitit. Gazetarët francezë kanë preferuar të zgjedhin Dybala, Neymar dhe Cristiano Ronaldo, si të preferuar për të hequr çmimin e këtij viti, në sulm.

Njëmbëdhjetëshja përbëhet nga katër lojtarë të Juventusit, katër të Real Madridit, dy nga Monako dhe një nga Barcelona. Çuditërisht, asnjë lojtar i Atletico Madrid nuk figuron, edhe pse skuadra spanjolle ishte gjysmëfinaliste e Champions-it.

-Advertisement-

Kështu, ekipi ideal i “France Football” kanë një sistem 4-3-3 dhe përfshin këta futbollistë: Buffon (Juventus), Dani Alves (Juventus), Sergio Ramos (Real Madrid), Bonucci (Juventus), Marcelo (Real Madrid) ; Fabinho (Monaco), Modric (Real Madrid), Lemar (Monaco), Dybala (Juventus), Neymar (Barcelona) dhe Cristiano (Real Madrid). Trajneri ideal i këtij ekipi është Zinedine Zidane. Si zëvendësues në këtë njëmbëdhjetëshe janë Ter Stegen (Barcelona), Chiellini (Juventus), Mendy (Monaco), Khedira (Juventus), Messi (Barcelona), Mandzukic (Juventus), Benzema (Real Madrid) dhe Mbappé (Monaco).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera