⚽️ Florent Hadërgjonaj te Kosova, Bunjaku sqaron gjithçka

Autori: Gazeta inFokus
16:31 | 11 May 2017
Florent Hadërgjonaj është duke “luajtur” me Kosovën. Ka kaluar një vit që nga pranimi i Kosovës në UEFA e në FIFA dhe futbollisti kosovar nuk i ka dhënë ende përgjigje Përfaqësueses.
Arsyetimi i tij i vazhdueshëm ishte se është i fokusuar tek ekipi i tij, Ingolstadt, shkruan sot Zëri.
Kur të gjithë prisnin që mbrojtësi i djathtë t’i bashkohet ekipit Verdhekaltër për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë, përzgjedhësi Albert Bunjaku konfirmon zyrtarisht se për këtë ndeshje nuk do të mundë të llogarisë në futbollistin e rritur në Zvicër.
Në qershor kampionati gjerman do të jetë i përfunduar, prandaj arsyet e tij më nuk po pinë ujë.
“Sa i përket Florentit, kam pasur bisedë me përfaqësuesin e lojtarit. Klubi i tij është në fazën finale të garave dhe në një pozitë shumë të vështirë, ku në fakt gjasat për mbijetesë janë shumë të vogla dhe me këtë pra varet edhe e ardhmja e Florentit”, thotë fillimisht Bunjaku.
“Pra, për lojën kundër Turqisë do të jetë e pamundur ta fillojmë procesin. Por, premtimi është se deri në lojën kundër Kroacisë më 2 shtator do të ketë një qëndrim përfundimtar, që shpresoj të jetë Kosova natyrisht”, vazhdoi ai.
Tifozët kosovarë janë lodhur duke pritur dhe në mendjen e secilit sillet mundësia që lojtari është duke e pritur Zvicrën. Por, a e frikëson ky fakt trajnerin e Kosovës?
“Ne nuk mund të punojmë dhe të jetojmë me ndjenja frike, por me vizion dhe qëllim të përbashkët që është krijimi i një kombëtare të fuqishme për kualifikimet e ‘Evropianit 2020’. Edhe zemra duhet të rrahë për shtetin që dëshiron ta përfaqësosh. Ne duhet të shpresojmë, por normalisht duhet po ashtu ta respektojmë çdo vendim, ashtu siç edhe kemi vepruar deri më tash. Topi tani është tek ai”, shprehet Bunjaku.
Sipas tij, Hadërgjonaj është një lojtar që i përputhet mënyrës së lojës së Kosovës dhe profili i lojtarit që e kërkon trajneri me banim në Suedi.
Bunjaki thekson se ka nisur gjithçka nga zeroja dhe se është afër ta krijojë një Kombëtare shumë të fuqishme, e cila nuk varet nga individët, por nga kolektivi.
Sa i përket Besart Berishës, ai beson se sulmuesi do të jetë pjesë e Kosovës për duelin me turqit, ndërsa shpreson që Përfaqësueses t’i bashkohet edhe Loret Sadiku, i cili e ka angazhuar avokatin dhe është në pritje.

Të tjera
-
Lajçak: Kemi qenë më ambiciozë, por Marrëveshja e Ohrit është e detyrueshme
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosl...
-
Shefi i zyrës së BE-së takohet me zyrtarë të PDK-së, flasin për mbështetjen e opozitës për implementimin e marrëveshjes
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar këtë ...
-
Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë në rend dite në takimin e Këshill...
-
Kuvendi nesër vazhdon seancën plenare, ky është rendi i ditës
Nesër Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare nga ora 12:00. Rend...
-
Dikur bashkë në rrugë kundër “Zajednicës”- Kurti kryeministër ironizon me thirrjen e Molliqajt për protestë
Kryeministrit, Albin Kurti ka ironizuar me protestën e paralajmëruar nga Part...
-
Aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklisti në Prishtinë, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:20 në rrugën “Luan Haradinaj” k...
-
Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, A...
-
Aksion i madh i policisë në Podujevë, arrestohen disa inspektorë të dyshuar për rrënimin e vilave në Orllan (PAMJE)
Policia e Kosovës, konkretisht krimet ekonomike kanë nisur sot një aksion në ...
-
Zhvillimet rreth dialogut, LDK mbledh kryesinë
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledh sot kryesinë e kësaj partie për të ...
-
Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për ABC News s...
-
Rusia nis bombarduesit drejt Japonisë: Shkak vizita e kryeministrit në Kiev?!
Pikërisht në ditën kur kryeministri japonez Fumio Kishida po viziton Ukrainë,...
-
Me një pankartë me Kurtin si “Pinokio”, PSD bën thirrje për protestë kundër marrëveshjes së Ohrit
Partia Socialdemokrate (PSD), ka thirrur protestë për të shtunën për të kundë...