Sport

⚽️ Fati i Dritës varet nga kjo skuadër

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 23 May 2017

Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e edicionit 2016/17 e Vala Superligës. Kampioni, nënkampioni, dy skuadrat që do të largohen nga elita dhe një tjetër që mbijetësën do ta kërkojë përmes barazhit tashmë janë mësuar.

Ndërkohë, ka mbetur për t’u definuar edhe ekipi i dytë që do të mbetet në barazh.

Për t’i ikur barazhit në garë janë Drita dhe Liria. Gjilanasit luajnë me Besën, derisa prizrenasit me Hajvalinë. Lirisë i mjafton një barazim ndaj Hajvalisë për ta dërguar Dritën në barazh edhe nëse gjilanasit do ta mposhtin Besën.

-Advertisement-

Kësisoj, fati i Dritës kësaj radhe varet shumë edhe nga Hajvalia, e cila nuk ka regjistruar as edhe një pikë të vetme në stinorin pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

Dueli i së dielës në Prizren ka peshën më të madhe se të gjitha takimet tjera të xhiros 33.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera