Sport

⚽️ Elezaj krenar dhe i dëshpëruar: Gjyqtarët na morën fitoren

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 04 June 2017

Trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj është krenar me futbollistët e tij për paraqitjen, por mbetet i dëshpëruar me ndarjen e drejtësisë, që sipas tij, riktheu rezultatin në favor të Dritës.

”E kemi ditur se Drita ka një skuadër me përvojë, pasi ka qenë në Superligë tash e disa vite. Por, realiteti është ndryshe, kemi avncuar me meritë. Referimi në Kosovë është i këtij niveli që e bëri kthimin e rezultatit. I lutem FFK-së që të shikojë këta gjyqtarë. Është normale të humbë një skuadër, por jo në këtë mënyrë. Referimi sot ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes”, deklaroi Elezaj për SuperSport, transmeton Gazetasheshi.com.

“Dukagjini e meriton të luajë në Superligë, ne do të vazhdojmë të punojmë për të arritur këtë qëllim”, përfundoi Elezaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera