Sport

⚽️ Bomba e ditës

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 15 June 2017

Ylli i shumë kërkuar i PSG ka bërë të ditur se dëshira e tij është të bashkohet me skuadrën spanjolle Barcelona,  raporton infokusi.com.

E përditshmja Diario SPORT shkruan sot se  drejtori sportiv i Barcelonës  Javier Bordas është takuar në Ibiza me agjentin e Marco Verratit, dhe mesfushori ka konfirmuar se ai dëshiron të bashkohet me Barcelonën.

Verratti, në këtë takim e bëri të qartë se preferenca e tij është Barça, por ata duhet të presin deri në arritjen e ndonjë marrveshjeje. Kjo për shkakun se PSG ka treguar pak vullnet për të negociuar një marrëveshje të tillë.

-Advertisement-

Klubi i Parisit nuk dëshiron të shesë, por lojtari do të vazhdojë të ushtrojë presion për të arritur objektivin e tij. Nuk është përjashtuar mundësia që do të ketë një takim tjetër në Ibiza, por në një nivel më të lartë. Kontakti ndërmjet agjentit të lojtarit është gjithsesi i vazhdueshëm dhe çdo gjë është akoma e hapur. /Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera