Sport

⚽️ Bernard Berisha fantastik, i dhuron klubit kosovar 1 mijë euro para barazhit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 29 May 2017

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha vazhdon t’i fitojë zemrat e bashkëvendasve të tij në Pejë.

Lojtari i skuadrës ruse, Terek Grozny së fundmi ka dhuruar 1 mijë euro për klubin e Ligës së Dytë të Kosovës, Lugun e Baranit, që do të kërkojë inkuadrimin në Ligën e Parë përmes barazhit, shkruan Gazetasheshi.com.

Berisha ka ndihmuar këtë skuadër me qëllim që të jetë sa më e mobilizuar para ndeshjes kryesore të këtij edicioni.

-Advertisement-

Këmbëshpejti vazhdon ta motivojë edhe Besën para finales së DigitAlb Kupës ndaj Llapit.

Fotografia e KF. Lugu i Baranit    ( Offical Page )

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera