Sport

⚽️ Agjenti i sulumesit të njohur shkon në Milano, marrëveshja afër (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 24 July 2017

Agjenti i Nikola Kaliniç thuhet se është duke shkuar në selinë e Milanos për bisedime me rossonerët.

Sipas Calciomercato.com, Fali Ramadani – i cili po vepron gjithashtu si ndërmjetës në negociata – pritet në Casa Milan sot në mbrëmje, ku do të diskutojë një marrëveshje për sulmuesin e Fiorentinës me drejtorin e Milanit, Marco Fassone.

30-vjeçari nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për t’u ribashkuar me Vincenzo Montellën në San Siro, por Milani duhet të plotësojë çmimin e kërkuar prej 30 milionë eurosh të Viola.

-Advertisement-

Megjithatë, mediat në itali raportojnë se oferta e tyre prej 25 deri 26 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme.

Kroati pritet që të nënshkruajë me Milanin një kontratë katërvjeçare në vlerë prej 4 milionë euro për sezon.

Megjithatë, Andrea Belotti thuhet të mbetet zgjedhja e parë e Milanit, që do të thotë se çdo marrëveshje për Kaliniç nuk ka gjasa të jetë e afërt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera