⚽️ Abedin Zeka ‘bombardon’ me këtë deklaratë
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 19 May 2017
Ashtu siç kanë vlerësuar gjithë kampionatin posaçërisht pjesën pranverore, kur çdo gjë ishte marr në konsiderate ishte planifikuar edhe realizuar, mitrovicasit janë duke punuar me ngulm që të jenë sa më të përgatitur sepse janë të bindur se nuk do të dalin në garat evropiane vetëm si turistë.
Krerët e klubit janë të bindur në këtë skuadër, me ndonjë përforcim eventual ata synojnë të lënë gjurmë në garat evropiane, pasi edhe ashtu do të shkruajnë historinë si skuadra e parë kosovare që merr pjesë në kualifikimet pët kupat evropiane.
Ajo që dihet është fakti, se pas shumë viteve të investimeve dhe mbajtjes gjallë të këtij sporti, tash po shihet drita në tunel, që mjetet e investuara të kthehen, pasi arka e “minatorëve” do të mbushet.
Të gjithë futbollistët janë optimist , ashtu sikurse edhe shtabi teknik dhe numri një i skuadrës kryetari Abedin Zeka që është më meritori së bashku me disa donatorë tjerë që kjo skuadër është këtu ku është tash kampion i Kosovës.
Zeka mendon se përkundër sfidave dhe dallimeve që mund të ketë ’89-shi me skuadrat tjera që do marrin pjesë në kualifikime, skuadra e tij nuk do të dalë në Evropë vetëm si turistë, pasi kanë ambicie të shkojnë përpara.
“Sigurisht, tash e tutje do të rritet buxheti i klubit dhe do t’i kemi punët edhe më mirë financiarisht dhe në kushte. Do të kemi më shumë të hyra nga marketingu, e mbi të gjitha nga UEFA. Lojtarët do të kenë kushte më të mira”, ka thënë fillimisht Zeka.
“Ne do ta kërkojmë minimumi kalimin e rundit të parë të Ligës së Kampionëve, por do të mundohemi të jemi të suksesshëm edhe në atë të dytë, kështu që me pak fat besoj se mund të lëmë gjurmë në anale të futbollit tonë”, shtoi ai.
Ajo që është e sigurt tash është se Trepça ’89 me titullin kampion dhe pjesëmarrjen në ndeshjen e parë kualifikuese automatikisht do të jetë më e pasur për rreth 500 mijë euro. Në rast se e kalon rundin e parë, ’89-shi do të shpërblehet nga UEFA edhe me 320 mijë euro për kalimin në rrethin e dytë, ndërsa kualifikimi eventual në rundin e tretë do t’i pasuronte mitrovicasit edhe me 420 mijë euro të tjera.
Me këtë rast Trepça ’89 do ta kalonte njëmilionëshin e përfitimeve, një shumë e jashtëzakonshme kjo. Zeka mendon se përveç obligimit si përfaqësues i futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare futbollistët e Trepça ’89 kanë edhe motiv shtesë stimulimi që pasohet nga secili raund i kaluar.
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...