Lajme

​Zemaj: BE-ja të pozicionohet qartë për procesin e Vettingut në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 05 November 2021

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të pozicionohet qartë për procesin e vettingut në Kosovë. Në sesionin e dytë të punës të takimit të shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, Zemaj tha se ndihma e BE-së është e domosdoshme për sistemin e drejtësisë në mënyrë që të mos ketë polarizime të mëtutjeshme.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se BE duhet të pozicionohet qartë pasi që edhe “Raporti për vendin” e ka nxjerrë me nota jo të mira procesin e vettingut.

“Pozicioni i BE-së duhet të jetë i qartë. Nga ajo që është thënë në ‘Raportin e Progresit’ është vlerësuar me notë jo të mirë nisma e Qeverisë së Kosovës dhe tash duhet të jemi të vëmendshëm se çfarë duhet të bëjë Kosova që të ketë afër BE-në dhe partnerët tjerë në këtë proces. Sidomos kur polarizmi ka kaluar edhe mes Këshillit gjyqësor dhe Këshillit prokurorial, në një luftë argumentesh dhe kundër argumentesh publike me Ministrinë e Drejtësisë dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërkaq deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, tha se vlerësimi i “Raportit të Progresit” për procesin e vettingut është jo i drejtë.

“Konsideroj që ndoshta vet ‘Raporti për Vendin’ do të duhej të tregohej pak më i rezervuar sa i përket raportimit për këtë çështje, sepse procesi i vettingut është vetëm në fazën fillestare të tij. Nuk ka filluar implementimi, grupi punues ka filluar me takimin e parë të tij, kështu që ka akoma shumë punë për t’u bërë për të ardhur në një përfundim të tillë. 56:56 Pres që ky proces të vlerësohet pozitivisht prej BE-së, në ‘Raportin për Vendin’ që do ta marrim vitin e ardhshëm”, tha ajo.

Në sesionin e dytë të punës të takimit të shtatë të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, deputetët e Kuvendit të Kosovës ngritën edhe çështje të tjera.

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli foli për problemet mjedisore, derisa shpalosi planet e Qeverisë të Kosovës drejt zgjidhjes së problemit.

“Ne duhet të marrim vendime të paprecedentë dhe të guximshme e radikale për të shpëtuar atë që na ka mbetur[…]7:53 Është prioriteti ynë që të përmirësojmë dhe të rrisim eficiencën e energjisë dhe të investojmë në diversifikimin e energjisë. Ne e kuptojmë se nuk mund të vazhdojmë tutje pa diversifikim. Prandaj edhe është prioritet. Ekziston një konsensus në qeveri dhe në Kuvend që duhet të fillojmë të ulim nivelin e dyoksidit të karbonit, por akoma nuk ka konsensus se cila është alternativa… 9:03 Hidrocentralet në disa pjesë të vendit kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në lumenj dhe në shëndetin e qytetarëve. Ne sot kemi shumë hidrocentrale të vogla, përqindje të ulët të energjisë së ripërtëritshme dhe pak ujë për ujitje dhe pije. Ishte politikë e gabuar dhe shkatërruese për mjedisin. Kapacitetet tona diellore dhe të erës do të studiohen dhe shfrytëzohen sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa gazi nuk është zgjidhje”, tha ajo.

Deputeti Haki Abazi tha se vendi duhet të shkojë drejt krijimit të një sistemi të llogaridhënies, duke larguar paqartësitë e krijuara për deponitë ilegale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera