Sport

​Ylli i PSG-së: Nuk jam i lumtur këtu

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 11 October 2021

Georginio Wijnaldum ka bërë të ditur se ai nuk është i lumtur në Paris-Saint-Germain pas një starti të vështirë në Francë.

PSG nënshkroi më holandezin si lojtar i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me Liverpoolin, përcjellë KosovaPress.

Wijnaldum luajti rol kyç në triumfin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve dhe në Premier Ligë nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp por nuk po arrin që ta dëshmojë vetën me klubin e tij të ri në Ligue 1.

“Situata nuk është ajo që unë e doja. Kam luajtur shumë për vite me radhë dhe gjithmonë kam qenë në gjendje të mirë dhe kam dhënë maksimumin.”, tha fillimisht Wijnaldum.

“Kjo që po ndodh këtu është shumë më ndryshe nga ajo që unë jam mësuar. . Ky është futbolli dhe unë natyrisht se duhet të përshtatem me këtë. Unë jam një luftëtar, duhet të qëndroj pozitiv dhe të punoj shumë”, shtoi ai.

Wijnaldum ka luajtur në 11 ndeshje në të gjitha garat me PSG-në, por ende nuk ka shënuar asnjë gol dhe madje nuk ka dhënë asnjë asist për bashklojtarët e tij.

Të tjera