Veseli e mbrojti fuqishëm Arbana Xharrën në Samitin e Gruas Demokratike (Video)
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 16 May 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar edhe njëherë ashpër dhunën ndaj anëtares më të re të PDK-së Arbana Xharra. Këtë deklaratë lideri i PDK-së Kadri Veseli e ka bërë në Samitin e Gruas Demokratike të Kosovës.
“Ajo që i ka ndodhur njërës prej kolegeve tona, njërës prej grave më të guximshme në Republikën e Kosovës, e cila së fundi i është bashkuar PDK-së, zonjës Arbana Xharra, vërtet na ka prekur të gjithëve. Na ka prekur për vetë faktin se do të kisha arritur të besoja gjithçka, edhe një herë e përsëris, do të kisha arritur të besoja gjithçka, por pse në traditën tonë do të ndodhte që dikush të ngrejë dorë mbi gruan, nëpër prita, nuk do ta kisha besuar kurrë”, ka thënë Veseli.
Kjo, në fakt, është shqetësuese për të gjithë ne, ka shtuar Veseli, duke thënë se është atak i drejtpërdrejtë.
“Nuk do të lejoj dhe as nuk do të pranoj në asnjë moment as politizim, as rëndim të situatës. Kërkoj qetësi. Por, në të njëjtën kohë do të dërgoj një mesazh, i cili është shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë: atyre që gëzohen, mendoni, mendoni njerëz të dashur që keni gra, motra, nëna, nuk duhet të ndodhë kurrë diçka e tillë në Kosovë. Është edhe një mesazh i qartë: nuk do të lejojmë gjëra të tilla dhe do t’i ndëshkojmë me forcën e ligjit”, ka thënë Veseli.
Kryetari i PDK-së ka thënë se dëshiron të përçoj edhe një mesazh të sigurisë për gratë, motrat, nënat tona.
“Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet nderi i gruas sonë, nuk do të lejojmë që të cenohet nga burrat e ligë, kushdoqofshin ata, çfarëdo motivi qoftë, në Republikën e Kosovës. Kjo është politika e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

T� tjera
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...






























