Lajme

​Vërshimet, FSK ngrit gjendjen e gatishmërisë së njësive reaguese

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 19 July 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me direktivën e tij, FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë së njësive të saj të para reaguese, në rast të nevojës.

Postimi i plotë i ministrit Mehaj

Qytetarë të dashur të vendit tim,

-Advertisement-

Situata meteorologjike që nga dita e djeshme është në monitorim dhe vlerësim permanent të plotë të autoriteteve profesionale të FSK-së.

Sot kam kontaktuar direkt, ministrin Sveçla dhe i kam komunikuar se me direktivën time, FSK ka ngritur gjendjen e gatishmërisë së njësive të saj të para reaguese, në rast të nevojës.

Bazuar në Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Emergjencave dhe Planin e Reagimit Kombëtar, FSK është e gatshme të realizoj misionin kushtetues dhe detyrat e saj ligjore në mbështetje ushtarake të autoriteteve civile qendrore dhe lokale.

Gjithashtu, jemi në gatishmëri të plotë që me të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale në dispozicion të ofrojmë shërbimin vetëmohues për ndihmë qytetarëve tanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera