Veliu: Kësaj radhe s’do t’i bëhemi patericë askujt
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 27 June 2017
Lidhja Demokratike e Kosovës po pret certifikimin e rezultateve përfundimtare për të marr vendim në organet e partisë nëse do t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion të mundshëm qeverisës, apo PAN-it, ani pse për këtë të fundit, zyrtarë të LDK-së thonë se aktualisht është e përjashtuar për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, tha se LDK do të marr vendimin me të mirë për vete dhe se nuk do t’i bëhet patericë askujt. Por ai thekson se ende nuk kanë vendosur as për koalicionin PAN e as për Vetëvendosjen për të bërë koalicion, sepse për këtë do të vendosin organet e LDK-së, në momentin e certifikimit të rezultateve. Veliu thotë se çfarëdo vendimi që do të sjellin organet e LDK-së ata do të do të veprojmë ashtu.
“Sipas disponimit aktual ende nuk kemi vendosur, as për PAN-in, as për Vetëvendosjen. Ne do ta shqyrtojmë shumë mirë, do ta lexojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve dhe do të vendosim atë që është më e mira për LDK-në….Nuk do të thotë që është opsion Vetëvendosja, ne e kemi thënë që jo me çdo kusht LDK do të tentoj të hyjë në qeveri, do ta ndjek rrugën e cila është më e mira për LDK-në. Do ta marr vendimin që është më i miri për LDK-në kësaj here dhe nuk do t’i bëhet patericë askujt”, tha Veliu.
“Jo, një mundësi është e përjashtuar, ju e dini, i keni informacionet, ai qëndrim i LDK-së nuk ka qëndruar ende, ai qëndrim është prej ditës së parë pas zgjedhjeve kur partnerët e koalicionit e kanë diskutuar dhe e kanë marr një qëndrim të përbashkët se kësaj here nuk ka koalicion me PAN-in. Kështu është qëndrimi i partnerëve të koalicionit deri sot, nuk ka asnjë ndryshim”, u shpreh ai.
Mirëpo, as Vetëvendosje, sipas Veliut, nuk është opsion meqë koalicionin me PAN-in e kanë të përjashtuar, sepse kësaj here s’do t’i bëhen patericë askujt. Në zgjedhjet e 11 qershorit, LDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit, AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën, dolën subjekti i tretë, pas koalicionit PDK-AAK-Nisma që fituan zgjedhjet dhe Vetëvendosjes që doli e dyta.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...