Lajme

“​UP me 177 ligjërues që nuk janë profesorë”

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 11 October 2018

Një analizë e mbajtjes së ligjëratave nga stafi pa titull akademik të profesorit në Universitetin e Prishtinës, prezantuar sot nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), tregon se në Universitetin e Prishtinës janë 177 persona që ligjërojnë lëndë edhe pse nuk janë profesorë dhe së bashku me profesorët, këta paraqesin 26 për qind të ligjëruesve në këtë institucion të lartë arismor.

Gramoz Buçinca, përfaqësues i ORCA-s, tha në një konferencë për media para Rektoratit, se sipas statutit të UP-së detyra e ligjërimit në Universitet nuk është paraparë për asistentë dhe persona të tjerë të angazhuar në çfarëdo funksioni.

“544 lëndë në UP mbahen nga 177 persona që nuk janë profesorë. Së bashku me profesorët këta paraqesin 26 për qind të ligjëruesve në UP. Asnjëri nga këta 177 persona nuk i është nënshtruar kritereve rigoroze statutore për profesor, me anë të së cilave mund të dëshmohet përgatitja e tyre për të mbajtur ligjërata. 76 prej tyre kanë vetëm gradën shkencore të masterit”, tha ai.

-Advertisement-

Buçinca tha se shumica e tyre janë asistentë që po ashtu ligjërojnë, ndërsa shtoi se UP ka angazhuar 18 persona me gradë shkencore të masterit, në mbajtjen e 34 ligjëratave në nivelin e studimit master.

Sipas tij, mbajtja e ligjëratave me persona me përgatitje të tillë përveç se është në kundërshtim me Statutin rrezikon seriozisht kualitetin e mësimdhënies në universitet.

Krejt në fund, Buçinca në emër të ORCA-s kërkoi që të ndalohen improvizimet me burimet njerëzore në UP, dhe të angazhohen persona me kompetencë dhe kredibilitetin e duhur akademik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera