Lajme

​UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me artikuj mbrojtës kundër koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 25 March 2020

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi sot Policisë së Kosovës 4000 copë maska mbrojtëse, 4000 copë dorëza gome dhe 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli, në kohën kur vendi po përballet me epideminë e koronavirusit nga i cili janë prekur 63 persona dhe një ka vdekur.

Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së falënderoi Policinë e Kosovës për punën e tyre në këto rrethana të jashtëzakonshme, duke thënë se UNDP si i përkushtuar i Policisë së Kosovës mbështet operacionet e saj duke siguruar artikujt më të nevojshëm mbrojtës.

“Kontributi i UNDP-së do ta lehtësojë punën e grave dhe burrave, dhe u urojmë të gjithëve suksese të vazhdueshme në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, tha ajo.

Dorëzimi i artikujve u koordinua me Hamdi Hyseni, drejtor i Departamentit për Shërbime Mbështetëse.

Këta a rtikuj mbrojtës do të shpërndahen në të gjitha drejtoritë rajonale të policisë përkatësisht të gjithë oficerëve të policisë në tërë Kosovën.

Të tjera