Lajme

​Trajtimi mjekësor jashtë vendit, 6 milionë euro po mbulojnë vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 28 April 2021

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës për administrimin e programit për trajtim mjekësor jashtë̈ institucioneve shëndetësore publike.

Aty u tha se shuma prej 6 milionë eurove po i mbulon vetëm 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore kosovare.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, derisa lexoi raportin, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit dhe tha se trajtimi i pacientëve s’po bëhen i barabartë.

Rrahmani: Mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim“Përkundër punës së bërë nga fondi, shuma prej 6 milionë euro e destinuar për këtë qëllim nuk ka arritur t’i kaloj më shumë se 45 përqind të nevojave të qytetarëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore. Po ashtu obligimet e bartura vit pas viti ndikojnë në krijimin e listës së gjatë të pritjes së pacientëve……në listat që dorëzohen tek Bordi Ekzekutiv për shqyrtimin e lëndëve, aplikimi i pacientëve nuk ka datë, por vetëm në bazë të numrit të protokollit. Si pasojë e kësaj, gjatë trajtimit të lëndëve nga bordi ekzekutiv dhe në aprovim mund të përfitojnë pacientë jo sipas renditjes, sëmundjes apo nevojës për financim.

Në pyetjen që i është bërë pacientëve se a ka qenë i mundur intervenim në kohë kur keni marrë mjetet, përgjigja prej 41 përqind ka qenë jo, ndërsa 52 përqind ka qenë po, kurse 7 përqind nuk janë përgjigjur. Ky është një faktor që një numër i konsiderueshëm i këtyre pacientëve nuk është që kanë bërë zgjedhje për shkak të vonesave në trajtimin e rastit. Lidhur me raportimin, kemi vërejtur se Bordi Ekzekutiv nuk harton raporte të punës, si dhe nuk raporton tek ministri i Shëndetësisë për punën e kryer në baza tre mujore”, tha ai.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi, i cili tha se trajtimi bëhet sipas radhës, por rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.Plakiqi: Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet“Rastet urgjente ne jemi të obliguar që brenda 72 ore të ndërmerren veprimet. Momentin kur aplikon një familjarë i një pacienti unë obligohem që të nënshkruaj, por pa e specifikuar shumën, sepse nuk e përcaktojë atë unë. Pastaj jepet një fletë udhëzim në përputhje me udhëzimin administrativ…në momentin kur kryhet shërbimi ne kërkojmë nga spitali të dërgojë raportin dhe bashkërisht dërgohet për të aprovuar shumën përkatëse”, tha ai.

Kritika Plakiqit për mungesë të një liste të çmimeve për shërbimet që kryhen jashtë vendit adresoi kryetarja e komisionit, Hykmete Bajrami.Bajrami: Pse s’ka një listë të çmimeve“Ju thatë që për trajtimin e sëmundjeve jashtë institucioneve publike bëni një tenderë dhe zgjidhni çmimin më të ulët. Atëherë pse s’ka një listë të çmimeve dhe pse ka hapësirë se dikush nga kjo zyrë apo ndonjë fushë tjerë të kryej faturat”, tha ajo.Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se planifikojmë të hartojnë një strategji tri vjeçare për të investuar në brenda institucioneve shëndetësore që shumica e intervenimeve të bëhen në Kosovë.Krasniqi: Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare“Do të bëhet një strategji mbase tri vjeçare, mos të pretendojmë se për 1 vit të trajnojmë të gjitha këto. Por besoj se do të jetë një plan konkret që do t’na mundësonte të kemi një reformim të drejtë dhe arsyeshëm të investimeve kapitale brenda institucioneve shëndetësore dhe besojmë se shumica e këtyre intervenimeve do të zvogëloheshin në masë të madhe. Mendoj që është e nevojshme që brenda këtij udhëzimi administrativ të përfshihet lista me këto patologji, sipas klasifikimit ndërkombëtar me çmime referente”, tha ai.I ftuar për të raportuar në këtë komision ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, por mungoi, siç u tha për shkak të agjendës së ngarkuar.

Të tjera