Lajme

​Thaçi: Thika mbi harta nuk ka pasur kurrë dhe as nuk do të ketë

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 15 October 2020

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se roli I SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është krucial, ndërsa ka kërkuar që BE-ja të jetë e koordinuar ngushtë me ShBA-në.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që në këto bisedime të shtrohet në tavolinë vetëm marrëveshja finale e cila do të përfundonte me njohje reciproke.

Thika mbi harta nuk ka pasur kurrë dhe as nuk do të ketë, as në BE as në ShBA. Që të dyja janë të fokusuara në zhvillimin e Kosovës.

Këto komente Thaçi i bëri në emision Debat në TV Dukagjin.

Të tjera